Rreth shkollës

Shkolla “24 Maji” Vlore u hap në tetor të vitit 1940 në ish-lagjen “Varrosh”, sot lagjia “28 Nëntori” ne qytetin e Vlores, dhe në atë kohë quhej shkolla nr. 3. Ndërtesa tip barake, e ndërtuar nga italianët, kishte shtatë dhoma, pesë prej të cilave shërbenin si klasa mësimi dhe dy për kopsht.

Stafi pedagogjik perbehet nga më shumë se 40 profesionistë të përkushtuar. Së bashku, ata punojnë çdo ditë për të ndërtuar një mjedis miqësor dhe motivues, ku çdo nxënës të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese dhe sociale. Mësuesit tanë mbulojnë një gamë të gjerë lëndësh – nga Gjuhë-Letërsia, Matematikë-Fizikë, Gjuhë të huaja, Kimi-Biologji, Histori-Gjeografi, Edukim muzikor e fizik, deri te Arsimi Special dhe TIK.

Infrastruktura

Shkolla 24 Maji Vlore ka 20 klasa, një sallë mësuesish, bibliotekë, palestër dhe terrene sportive. Godina është restauruar plotësisht, dhe shkolla vazhdon të përmbushë misionin e saj si qendër komunitare, duke i ofruar nxënësve edukim cilësor dhe hapësira për zhvillim të gjithanshëm.

Vizioni

Vizioni i shkollës “24 Maji” është të krijojmë një shkollë elitare e cila i përgatit nxënësit për t’u bërë qytetarë të denjë, profesionistë të suksesshëm, dhe njerëz të përgjegjshëm për një shoqëri globale

Misioni

Të ofrojmë një strehë të sigurt dhe me nivel të lartë mësimdhënie ku të gjithë të vlerësohen dhe respektohen. Anëtarët e stafit, në partneritet me prindërit dhe familjet të jenë plotësisht të përkushtuar ndaj gatishmërisë së nxënësve për një bashkëpunim frytdhënës prindër- mësues – nxënës. Nxënësit tanë të kenë mundësi për të përmbushur sfidat aktuale dhe të ardhshme për të zhvilluar ndërgjegjësimin shoqëror, përgjegjësinë qytetare dhe rritjen personale.

Njoftime dhe aktivitete

09
Jun

Tinguj dhe emocione

Ky ishte aktiviteti i fundit i rezervuar i shkolles tone per publikun dhe nxenesit e shkolles ku pati nje pjesemarrje nga cdo klase e shkolles.Ne kete aktivitet pati kenge ,valle dhe dramatizime te te gjitha llojeve.
Lexo me shume
1 2 3 8